spot_img

Grumbullimi i mbeturinave me traktor, reagon Ramiz Lladrovci

spot_img
spot_img
spot_img

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar pas publikimit të një videoje në rrjete sociale, ku shihen punonjës të Kompanisë Rajonale të Pastrimit duke bartur mbeturina me traktorë.

Në reagimin e tij, Lladrovci tha se Kompania Rajonale e Pastrimit nuk menaxhohet nga Komuna.

“Kompania Rajonale e Pastrimit është ndërmarrje publike rajonale, e cila nuk menaxhohet nga Komuna, por funksionon në bazë të legjislacionit në fuqi dhe statutit të saj, nën përgjegjësinë e organeve kompetente në nivel qendror”, thuhet në reagim.

Ai e ka cilësuar veprimin e paraqitur në video si të papërgjegjshëm dhe të rrezikshëm.

Lladrovci tha se asnjë mjet pune nuk duhet të marrë pjesë në komunikacion pa qenë teknikisht i rregullt.

“Theksojmë qartë se asnjë mjet pune nuk lejohet të marrë pjesë në komunikacionin publik pa qenë teknikisht i rregullt dhe i sigurt, pavarësisht natyrës së punës apo institucionit që e përdor”.

Në fund, Lladrovci ka kërkuar që institucionet përgjegjëse të ndërmarrin veprimet e nevojshme.

“Nëse punonjësit në fjalë do të ishin nën përgjegjësinë direkte të Komunës, do të ishin referuar menjëherë në komision disiplinor dhe do të ishin sanksionuar në përputhje me ligjin, pa asnjë tolerancë. Institucionet përgjegjëse pritet të ndërmarrin veprimet e nevojshme për hetimin e rastit dhe marrjen e masave disiplinore dhe ligjore, në mënyrë që raste të tilla të mos përsëriten. Siguria publike dhe jeta e qytetarëve janë mbi çdo justifikim operacional apo individual”, ka shkruar ai.

Lajmi i fundit
LAJME TJERA