Kandidatja për deputete nga PDK-ja, Aurora Berisha ka vizituar familjen Saliuka në Gradicë të Drenasit.
Bashkë me të ishin edhe 3 kandidatet tjera nga PDK-ja, derisa mbështetja për to ishte garanca e besimit më 9 shkurt, shkruan Ballkani.info.
“Takim i ngrohtë me gratë në familjen Saliuka në fshatin Gradicë të Drenasit. Bashkë me Sekretarën e Përgjithshme, Vlora Çitaku, dhe kandidatet për deputete Blerta Deliu e Agnesa Bucolli, prezantuam vizionin e PDK-së për gratë. Fuqizimi i rolit të gruas në shoqërinë tonë është prioritet i PDK-së dhe kryeministrit të ardhshëm Bedri Hamza”, ka shkruar Berisha.
Postimi:
- Advertisement -