Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca ka shkuar për ngushëllime në Skenderaj tek familja e Haxhi Thaçit, i cili vdiq të dielën.
Konjufca ngushëlloi familjen e të ndjerit, të cilët tri ditë radhazi do të presin të pame.
Haxhi Thaçi, vdiq të dielen pas një sëmundje të rëndë.
Ai një kohë ishte i shtrirë në spital, për shkak të gjendjes së keqe shëndetësore.
Pak ditë para se ai ti mbyllte sytë, atë në spital e vizitoi djali i tij, ish-presidenti Hashim Thaçi.
Por, këtij të fundit, Haga nuk ia mundësoi të ishte i pranishëm në varrimin e babait, pavarësisht kërkesës së bërë.
Babai i Hashim Thaçit, Haxhiu, u varros dje, në fshatin Burojë. /Reporteri.net/