spot_img

Gjermania kërkon 50 mijë punonjës, ja si të përfitojnë shqiptarët

spot_img

Ligji i qeverisë gjermane për të marrë punonjës të kualifikuar nga jashtë vendit ka hyre ne fuqi ne 1 qershor dhe kjo është e faza e trete e tij.-

Juristi, Rafael Todhe, ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Good Morning albanians” ku shpjegoi më me detaje se si do të aplikojnë shqiptarët për t’u punësuar në Gjermani. Ai tha se procedurat tashmë janë më të lehta e deri në 50 mijë persona do të pranohen.

“Duhet të bëjmë një dallim, janë dy aspakte të mundshme. Është kjo karta e shansave, e cila nuk ka lidhje me ligjin e ballkanit perëndimor. Por edhe me ligjin e Ballkanit Perëndimor ndryshimi qëndronte para se të aplikohej në ambasadë me kontratën e punës dhe të merrej miratimi pas aplikimit, tashmë mund të merret miratimi më parë në Gjermani dhe më pas të bëhet aplikimi për vizë, pasi kjo thjeshtëson procedurën pasi nuk bëhet refuzimi në ambasad por në Gjermani”.

“Arsyet se pse mund të refuzohen janë minimale, nuk duhet të jetë shkelur ligji,. Nuk duhet të keni jetuar në Gjermani ilegalisht, nuk duhet të keni kërkuar azil. Thuajse 90% e njerëzve e marrim, deri në 50 mijë persona. Të tjerët do kalojnë për vitin tjetët”,-tha juristi.

Lexo edhe:  Nga një muaj paraburgim për dy të dyshuarit që e ndihmuan Faton Hajrizin pas arratisjes
- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA
x