spot_img

Gjendet një person pa shenja jete në Llapushnik të Drenasit

spot_img

Një person është gjetur pa shenja jete dje rreth orës 21:00 – 22:00 në fshatin Llapushnik të Drenasit.

Lajmin e ka konfirmuar policia e Kosovës permes raportit 24-orësh.

“ Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte gjetur pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit i cili e ka cilësuar rastin është dërguar në IML për obduksion”.

Lexo edhe:  Pensionohet Tahir Durmishi njëri nga profesorët më të respektuar të Skënderajt
- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA
x