Gentrit Hafir Shala ka ndarë lajmin më të gëzueshëm të jetës së tij – ardhjen në jetë të djalit të tij, të cilin e ka pagëzuar me emrin e gjyshit, Hafir Shala.
Në një mesazh emocionues, ai përkujtoi figurën e të atit, i cili sfidoi padrejtësinë në burgjet serbe, ishte mjek që shëroi plagë dhe veprimtar që pajtoi gjaqet.
“Qofsh gjithmonë krenar për trashëgiminë që ke marrë dhe qofsh një vazhdues i denjë i vlerave të tij! Të paçtë babi, Fili im i ri!”, shkroi ai.
Një moment i mbushur me emocion dhe krenari, që simbolizon vazhdimësinë e një emri me histori të madhe!
- Advertisement -