spot_img

Genc Zariqi apelon: Mos ndizni zjarre! Tërdeci përfshihet nga flakët, rrezikohen shtëpi e familje

spot_img
spot_img
spot_img

Në fshatin Tërdec të Drenasit po përjetohen momente të rënda si pasojë e një zjarri të madh që ka përfshirë fusha, male dhe disa zona të banuara.

Banori Genc Zariqi ka dhënë alarmin publik, duke treguar se bashkë me Durim Halilajn dhe dy bashkëvendës të tjerë, në mes tymit dhe flakëve kanë arritur të ndihmojnë në evakuimin e një familjeje me gra e fëmijë, e cila kishte mbetur e izoluar nga zjarri.

Zariqi bën thirrje të fuqishme për ndihmë emergjente, pasi situata po përkeqësohet dhe rreziku për shtëpi të tjera është i madh. “Kapacitetet e zjarrfikësve të Drenasit janë të pamjaftueshme për këtë situatë. Kërkohet ndërhyrje nga FSK-ja, Policia apo kushdo që ka mundësi të ndihmojë,” thotë ai.

Ai gjithashtu apelon qytetarët që të kenë kujdes maksimal dhe të mos ndezin zjarre në këto ditë të thata dhe të nxehta, pasi rreziku për përhapje është i jashtëzakonshëm.

Situata mbetet kritike.

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA