Gazeta zvicerane “Neue Zurcher Zeitung” – NZZ ka shokuar me një artikull ku pretendon për takime të fshehta mes Besnik Bislimi, dhe kryediplomati serb, Marko Gjuriq në qytetin zvicran Solothurnit, ku sipas kësaj gazete flisnin aq familjarisht me njëri-tjetrin “saqë edhe ata që ishin të njohur me konfliktin u habitën”
Sipas kësaj gazete këta dy zhvillonin takime të fshehta dhe vite me radhë asgjë nuk ishte zbuluar ndonëse ka pasur disa raportime nga vetë NZZ në vitin 2022 për takime politikanësh në qytetin e Solothurn në Zvicër. Edhe gazeta “Blick” ka raportuar në nëntor 2025 gjithashtu.
“Një politikan i lartë kosovar dhe një serb ecën së bashku nëpër qytetin e vjetër të Solothurnit deri në hotelin e tyre pas darkës. Sipas burimeve të informuara, skena u vu re në periferi të bisedimeve konfidenciale që Zvicra organizon rregullisht midis dy palëve në konflikt. Nga jashtë, përfaqësuesit e linjës së ashpër dominojnë në të dyja anët. Politikanët rrallë fitojnë vota me retorikë pajtuese. Megjithatë, në qytetin e vogël zviceran, përfaqësuesit e të dyja palëve flisnin aq familjarisht me njëri-tjetrin saqë edhe ata që ishin të njohur me konfliktin u habitën.Për vite me radhë, asgjë nuk u zbulua rreth këtyre bisedimeve joformale. “NZZ am Sonntag” raportoi për herë të parë për to në vitin 2022; nëntorin e kaluar, “Blick” shkroi për një takim me rreth një duzinë politikanësh. Deri më tani, megjithatë, nuk dihej publikisht në Zvicër se ministrat nga të dyja palët merrnin pjesë rregullisht. Sipas disa burimeve, zëvendëspresidenti kosovar Besnik Bislimi, i cili është përgjegjës për negociatat me Beogradin, dhe Ministri i Jashtëm serb dhe ish-ambasadori në SHBA, Marko Djuric, ishin midis tyre.”, kanë shkruar në artikull nga kjo gazetë.
Një organizim të takimeve e ka konfirmuar Ministria e Punëve të Jashtme e Zvicrës. Roland Salvisberg nga MPJ e Zvicrës ka treguar se këto takime organizohen dy tre herë në vit.
“Dialogu që nga fillimi ka pasur për qëllim lehtësimin e shkëmbimeve midis figurave kryesore nga të gjitha partitë kryesore serbe dhe kosovare”, thotë Roland Salvisberg, kreu i seksionit përgjegjës në Divizionin e Paqes dhe të Drejtave të Njeriut të FDFA-së.



