Forca e Sigurisë së Kosovës ka bërë të ditur se sot ka filluar Stërvitja Ushtarake Bazë për rekrutë.
FSK, njofton se Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes do të kujdeset për trajnim dhe zhvillim të karakterit luftarak për rekrutet e rinj.
Në njoftim e FSK-së thuhet se atdhedashuria dhe profesionalizimi janë pjesë përbërëse e plan-programit 9 javor.
“Përgatitja për shërbim ndaj vendit për 316 rekrutët ka filluar sot! E ardhmja fillon këtu!”, thuhet në njoftim.
https://www.facebook.com/100068987506763/posts/pfbid02zcUPcZjrrL4gv2nNPei3Uwo2F6scx69tCzt5cu3aqr9Gj5MTdjmL8qZ2JgS7uF5Rl/?mibextid=cr9u03
- Advertisement -