Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) me numrin 16, Ferat Shala, ka takuar banorët e tri fshatrave të Drenasit ku ka marrë mbështetje për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Duke i falënderuar banorët e këtyre fshatrave, Shala ka thënë se “vota për Bedri Hamzën për Kryeministër dhe për Partinë Demokratike të Kosovës është votë për të ardhmen e Kosovës”.
“Në Abri të Epërme, Tërdec dhe Baicë, së bashku me strukturat dhe mbështetësit tanë, jemi takuar që t’i bëjmë bashkë qytetarët e Kosovës dhe ta çojmë vendin tonë përpara. Vota për Bedri Hamzën për Kryeministër dhe për Partinë Demokratike të Kosovës është votë për të ardhmen e Kosovës. Mirënjohës ndaj këtyre fshatrave për përkrahjen e vazhdueshme. Bashkë. Përpara”, ka shkruar Shala profilin e tij në Facebook.
#PDK130 #FeratShala16






