Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka zhvilluar një takim me qytetarët e Llapushnikut, një vend simbolik në historinë e Kosovës.
Në fjalën e tij, Shala kujtoi rëndësinë historike të Llapushnikut, ku krismat e para të luftës çlirimtare paralajmëruan lirinë e Kosovës, dhe theksoi se sot, pas 25 vitesh, ky vend po bëhet përsëri simbol i një ndryshimi të madh politik.
“Në Llapushnikun e lavdishëm, aty ku krismat e para ishin zëri i ndryshimit për Kosovën, aty ku u paralajmërua liria jonë. Sot, pas 25 vitesh, zëri i ndryshimit politik po kumbon gjithandej. Është zëri i përkrahjes për Partinë Demokratike të Kosovës dhe Bedri Hamzën për kryeministër,” tha Shala.
PDK po vazhdon fushatën me mbështetje të fuqishme nga qytetarët, duke e parë Bedri Hamzën si kandidatin më të duhur për të udhëhequr vendin drejt zhvillimit dhe stabilitetit.