spot_img

Faton Hajrizi s’pranoi të dorëzohej te policia serbe

spot_img

Faton Hajrizi nuk ka pranuar të dorëzohet se Policia e Serbisë.

Siç raportojnë mediat në Beograd, Hajrizi ka qëlluar me breshëri plumbash ndaj policëve që e kishin rrethuar në zonën ku po qëndronte.

Madje, të shtënat nga Hajrizi ishin aq të shumta sa policët serbë shpëtuan, sipas mediave serbe, vetëm falë jelekëve antiplumb dhe helmetave.

Policinë e Serbisë e informoi një qytetar i cili e pa Fatonin afër një pompe të derivateve.

Ndryshe, zëvendëskryeministri i Serbisë, njëherësh ministër i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq, ka thënë të premten se është vrarë personi që në orët e para të së enjtes vrau një polic në Serbi.

Identiteti i personit të vrarë nuk është përmendur në komunikatën e lëshuar nga autoritetet serbe në pasditen e 19 korrikut.

Daçiq më herët gjatë së premtes tha se autoritetet ishin në kërkim të Faton Hajrizit, i dyshuar për vrasjen e policit dhe plagosjen e një tjetri në Lloznicë, qytet në pjesën perëndimore të Serbisë.

Hajrizi, shtetas i Kosovës, dyshohet se kishte udhëtuar nëpër Serbi me dokumentet e vëllait të tij, Artanit, i cili është paraqitur para autoriteteve në Gjermani – ku dhe gjendet – se i vëllai, Fatoni ia kishte vjedhur pasaportën.

Që nga 6 korriku, Faton Hajrizi kishte qenë në kërkim nga autoritetet e Kosovës, pasi ishte arratisur nga burgu i Smerkonicës.

Lexo edhe:  Aksident i rëndë në Prishtinë, një veturë bie nga ura (VIDEO)
- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA
x