Sot, një aksident tragjik ndodhi në Prishtinë, ku si pasojë e shembjes së dheut në vendin e tij të punës, ndërroi jetë Fatlum Xh. Haradini. Familja Haradini, e pikëlluar thellësisht, ka bërë këtë njoftim për humbjen e më të dashurit të tyre.
Në njoftimin e familjes thuhet:
“Me pikëllim të thellë, ju njoftojmë se sot, pas një aksidenti në punë, ka ndërruar jetë më i dashuri jonë, Fatlum Xh. Haradini.”
Familja gjithashtu ka bërë të ditur se detajet rreth ditës dhe kohës së varrimit të të ndjerit do të bëhen të ditura në vijim.
- Advertisement -