spot_img

Familjarët e konfirmojnë se trupi në IML është i Faton Hajrizit

spot_img

Drejtori i Departamentit të Laboratorëve Mjeko-Ligjor, Agron Thaqi, ka thënë se trupi i pajetë që ka mbërritur mbrëmë nga Serbia në Kosovë është i Faton Hajrizit.

Thaqi tha se trupi i Faton Hajrizit është identifikuar nga familjarët e tij në praninë e mjekut kujdestar.

“Mbrëmë rreth orës 01:00 është pranuar trupi i pajetë, i cili është i Faton Hajrizit. Këtë po e deklarojmë pas urdhëresës që është bërë nga Prokuroria. Është identifikuar nga familjarët në praninë e mjekut kujdestar”.

“Për shkak të ndjeshmërisë së rastit, kemi formuar një komision tre-anëtarësh prej ekspertëve që do të kryejnë autopsinë, që do të fillojë në ora 13:00 në praninë e familjarëve dhe prokurorit”, tha ai, njofton Klankosova.tv.

Tutje, ai tha se pas raportit të autopsisë, trupi do t’iu dorëzohet familjarëve për ceremoninë e varrimit.

Lexo edhe:  Snajperisti i UÇK-së nga mbi një kilometër largësi e vrau snajperistin serb më 1998
- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA
x