spot_img

EX FIS që financoi VV-në shpërblehet me pompat e shfrytëzuara nga Nis Petroli në Veri

spot_img

Kompania “EX FIS” zyrtarisht është financuese e partisë së Albin Kurtit, Vetëvendosjes. Kjo kompania për VV-në gjatë vitit 2019 ka dhënë afro 10 mijë euro donacion.

Logo të kompanisë së derivateve NIS nuk do të ketë në veri të Kosovës.

Kjo pasi, inspektorati i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në Kosovë, ua ka ndërprerë të martën veprimtarinë tri pikave të karburantit në veri të Kosovës, ndërsa Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ua ka ndërprerë kontratat e qirasë.

Mirëpo, logot e kësaj kompanie tashmë kanë filluar të zëvendësohen me një kompani tjetër që operon në Kosovë, por që del se është e afërt me pushtetin.

Kompania “EX FIS” është edhe zyrtarisht financuese e partisë së Albin Kurtit, Vetëvendosjes.

“Vlera më e madhe e mallrave si donacion është nga kompania e derivateve, EX FIS me vlerë prej 9 mijë e 534 euro”, thuhej në një raport të publikuar vite me parë, shkruan Demokracia.com.

Në raportin që vetë VV e kishte deklaruar për zgjedhjet e 6 tetorit të 2019, kishte konfirmuar se ka marrë para nga 366 persona, vlera e të cilave ka qenë 90 mijë e 212 euro.

Agjencia Kosovare e Privatizimit dje ka hapur shpalljen publike për qiradhënien e 5 pompave të derivateve pronë e NSH Ina dhe NSH Jugopetrol të cilat ndodhen në Mitrovicën e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.

Në konkursin e hapur nga Agjencia e Privatizimit thuhet se ofertat për pompat e karburanteve në veri të Kosovës do të hapen më 9 gusht, nga ora 10 deri në ora 12:00.

Duke komentuar mbylljen e këtyre pikave, ministri Xhelal Sveçla ka thënë se “epoka e përfitimeve dhe pasurimeve në kurriz të shtetit dhe qytetarëve po perëndon” dhe që krimi në pjesën veriore ka qenë i thellë dhe i organizuar me vite.

“Për shtetin dhe qytetarët pa dallim do të bëjmë gjithçka, për keqpërdoruesit ballafaqim me ligjin. Shkelësit e ligjeve dhe rregullave tona si ‘Nis Petrol’, damar i Gazpromit rus, nuk ka vend në Republikën e Kosovës”, ka thënë ai.

Lexo edhe:  Valon Bequku, rizgjedhet kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame Drenas, për mandatin 4 vjeçar 2024-2028

Është e paqartë nëse këto pompa janë furnizuar me karburante nga NIS-i i Serbisë apo nga burime të tjera.

Hapja e pompës NIS në vitin 2016 ishte kundërshtuar ashpër nga autoritetet e Kosovës dhe notë proteste i ishte dërguar edhe Bashkimit Evropian dhe të gjitha institucioneve ndërkombëtare.

Autoritetet e Kosovës e patën cilësuar punën e kësaj kompanie të naftës në Mitrovicë të Veriut si përpjekje për të përhapur ndikimin e Rusisë në Kosovë dhe rajon.

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA
x