spot_img

Ekskluzive | Zbardhen detaje të reja për tentim-vrasjen në Komoran – arrestohet edhe i dyshuari i dytë

spot_img
spot_img
spot_img

Zhvillime të reja kanë dalë nga rasti i tentim-vrasjes që tronditi Komoranin më 21 maj, ku një i ri kishte mbetur viktimë e një sulmi serioz, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se pas veprimeve intensive hetimore, Policia ka arritur ta identifikojë edhe personin e dytë të dyshuar në rastin që po hetohet si “Vrasje në tentativë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Bëhet fjalë për A. H, i cili dyshohet se bashkë me A.Gj janë të përfshirë në incidentin e ndodhur në rrugën “Imer Alushani” në Komoran të Drenasit, ku viktimë kishte mbetur M. Arifi.

Sinjali mëson se fillimisht i dyshuari ishte kërkuar në adresën e banimit, por nuk ishte gjetur nga Policia, ndërsa familjarëve u ishte lënë ftesë për paraqitje në organet e rendit.

Më 25 maj, i dyshuari është paraqitur në Njësinë për Hetime në Prishtinë së bashku me avokatin mbrojtës.

Pas intervistimit dhe konsultimit me Prokurorin e Shtetit, është marrë vendim që ai të dërgohet në mbajtje për 48 orë.

Hetimet lidhur me rastin janë ende në vazhdim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

Lajmi i fundit
LAJME TJERA