spot_img
spot_img

Ekskluzive: Ky është komandanti policor i Skenderajt që kërkohet të suspendohet pasi shkoi në të pame për Hajrizin

spot_img
spot_img
spot_img

IPK ka rekomanduar suspendimin e një togeri policor respektivisht Komandantit të Stacionit Policor të Skenderajt, raporton Gazeta Sinjali.

Siç mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali bëhet fjalë për Muhamet Kajtazin.

Ai së bashku me vartësit e tij kanë kryer shkelje të rëndë disiplinore – “Sjellje e rëndë diskredituese”.

Të njëjtit kanë shkuar për ngushëllime te familja e një personi i cili para disa jave kishte ikur nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë.

Bëhet fjalë për të pamen e Faton Hajrizit, u cili para disa ditësh u varros në vendlindjen e tij, pasi trupi i tij erdhi nga Serbia.

Edhe në një fotografi që ka qarkulluar në rrjet, shihet se një numër policësh kanë shkuar për ngushëllime te familja Hajrizi.

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA