spot_img

Ekskluzive: Avokati Arianit Koci gjen vendin ku është trupi i Faton Hajrizit

spot_img

Avokati Arianit Koci, ka thënë ekskluzivisht për Klankosova.tv se ka arritur ta gjejë vendin se ku është trupi i Faton Hajrizit.

“Më shumë nuk mund të ndaj informata me publikun”, tha Koci për Klankosova.tv

Ai konfirmoi se tashmë ka arritur në Serbi ku ka nisur misionin e tërheqjes së kufomës së Faton Hajrizit.

“Po, kam arritur në Serbi. Tash po vazhdoj me aktivitete në realizimin e misionit tim”, tha ai.

Faton Hajrizi, dyshohet se u vra të premten e kaluar në Loznicës të Serbisë.

Ai dyshohet se paraprakisht vrau në polic dhe plagosi rëndë një tjetër.

Hajrizi ishte arratisur nga Burgu i Smrekonicës, më 6 korrik, ku kishte qëndruar për disa muaj.

Lexo edhe:  27 vjet nga rënia e heroit Luan Haradinaj
- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA
x