Ekipi i xhudos i ka dërguar medaljet olimpike në Prekaz.
Trajneri Driton Kuka përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka treguar se ekipi i xhudos ka shkuar te varrezat e dëshmorëve.
“Mirëmëngjesi nga Prekazi heroik!
Me përulje para dëshmorëve e martirëve të Kombit”, shkroi ndër të Kuka.
Ndërkohë, Kosova ka pesë medalje olimpike në histori, ndërsa dy prej tyre (një të argjendtë e një të bronztë) i fituan në “Paris 2024”.
- Advertisement -