spot_img

“E vrava gruan” Edmond Lajqi u dorëzua vet në Polici dhe raportoi për krimin ndaj bashkëshortes

spot_img

Një rast tragjik ka ndodhur në Pejë mëngjesin e sotëm, ku një burrë dyshohet se e ka vrarë gruan e tij. Burri që dyshohet se vrau gruan e tij është Edmond Lajqi, i cili tashmë është prangosur.

Ky krim që tronditi Pejën dyshohet se ndodhi në banesën e çiftit.

Është mësuar se çifti dyshohet se kanë pasur raste të dhunës në familje që janë raportuar te organet e rendit.

Burimet e Sinjalit po ashtu kanë bërë me dije se Lajqi u dorëzua vet në Polici dhe raportoi për krimin ndaj bashkëshortes, Gjyljeta Ukella.

Lajmin për rastin tragjik e ka konfirmuar kryeprokurori i Pejës Agim Kurmehaj, i cili njoftoi se i dyshuari është arrestuar, teksa trupi i pajetë i viktimës akoma nuk është tërhequr nga vendi i ngjarjes.

Kurmehaj tha se ende s’dihen motivi dhe detajet e tjera.

Lexo edhe:  Të gjitha vendimet që mori sot Qeveria e Kosovës
- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA
x