spot_img

E thotë këtë edhe një shqiptar: Ma keq është qeverisë Kosova pasluftës, se në kohën e Millosheviqit

spot_img
spot_img
spot_img

Ndodh edhe paimagjinueshmja. Një analist shqiptar, po po shqiptar, vlerëson se gjatë viteve 90-ta, kohë kur sundonte diktatori Slobodan Milosheviq, i njohur gjërësisht si Kasapi i Ballkanit, në Kosovë ka pasur momente kur është qeverisur më mirë se pas luftës.

Analisti ka emër dhe mbiermër. Është Shkelzen Gashi. Analisti që njihet për afërsinë me VV-në, në T7 sonte deklaroi se ka pasur momente kur është qeverisur në mënyrë më brutale gjatë kohës së PDK-së dhe LDK-së se sa në kohën e Milosheviqit, kohë kur sundonte periudha e apharteidit.

“LDK-ja e ka kuptu që e ka dhënë një kontribut, jo fort të vogël, në ato qeverisjet, jo qeverisjet, në atë regjimin kriminal që e ka sundu Kosovën krejt dekadën e kaluar…LDK-ja ka reflektu dhe për mendimin tem e ka bërë një reformë. Çka ka ndodhur? E ka pru në krye të LDK-së një person i cili për krejt dekadën e kaluar nuk i ka shërbyer asnjëherë atij regjimi kriminal që e ka sundu Kosovën në mënyrë barbare, bile bile ka momente që edhe më barbare se sa regjimi kriminal okupues i viteve 90-ta” – tha Gashi në T7

#pejandryshe #lajme #ldk #pdk

dr besnik shehu

Pishina Lumi i Ri

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA