Më herët u raportua për një aksident të rëndë trafiku që kishte ndodhur më 18 gusht në Fushticë të Drenasit, ku një furgon kishte goditur një këmbësor dhe për pasojë i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore, si pasojë e të cilave viktima ka ndërruar jetë dje. I ndjeri vdiq pasdite teksa po trajtohej në QKUK.
Siç merr vesh Sinjali nga burimet brenda QKUK-së personi që nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve është Zeqir Bahtiari, 83-vjeçar.
I moshuari po trajtohej në Klinikën e Mjekimit Intensiv, ku edhe u konstatua vdekja e tij nga ekipi mjekësor.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi është tërhequr dhe dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prishtinë.
Ja edhe njoftimi nga familjarët:
Njoftim:
“Me dhimbje te thell njoftojm ndarjen nga jeta te Babes tone, Zeqir Bahtijari.
Ai vdiq me date 14.10.2024 duke lene kujtime dhe zbrazeti te madhe ne zemrat tona”
Ceremonia e varrimit do te mbahet më 15.10.2024 në varrezat e Fshatit Fushtic e poshtme në orën 16:00
Të prehesh në paqe Baba i dashur.