Një aksident i rëndë që ndodhi dje në Itali i mori jetën një të riu nga Kosova, konkretisht nga Malisheva, raporton Sinjali.
Rilind Thaqi ka ndërruar jetë aksidentalisht në Itali.
Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e kanë bërë të ditur familjarë të viktimës.
Ceremonia mortore e të riut nga Plloqica e Malishevës nuk është bërë e ditur akoma.
- Advertisement -