spot_img

E dhimbshme: Vdes në moshë të re profesori i gjimnazit Blerim Krasniqi

spot_img

Është ndarë nga jeta në moshë të re, profesori i gjimnazit ‘Ulpiana’ në Lipjan, Blerim Krasniqi.

Lajmin e ka bërë të ditur Komuna e Lipjanit, të cilët i kanë dërguar telegram ngushëllimi familjes së të ndjerit.

“Vdekja e papritur e Blerimit është një lajm i trishtë që përjetohet me dhembje nga të gjithë qytetarët e komunës sonë dhe më gjerë. Ai ishte një profesor i shkëlqyeshëm, i urtë dhe bashkëpunëtor i mirë e profesional. Puna dhe angazhimi i tij edhe pse për një kohë të shkurtër lanë gjurmë në gjimnazin “Ulpiana” në Lipjan”, thuhet në njoftimin e komunës së Lipjanit.

Lexo edhe:  Policia në Skenderaj nis hetimet ndaj një personi, dyshohet se po bashkëjeton me një vajzë nën moshën 16 vjeçare
- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA
x