spot_img

E dhimbshme: Qentë endacakë shkaktojnë dëme të mëdha në familjen Rama në Sankoc

spot_img
spot_img
spot_img

Një rast shqetësues është raportuar nga fshati Sankoc, ku qentë endacakë i kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme një banori të këti fshati.

Sipas informacioneve, qentë endacak kanë hyrë në oborrin e shtëpisë dhe kanë sulmuar shpendët shtëpiakë, duke mbytur pula, qura etj. dhe duke shkaktuar humbje të mëdha për familjen.

Banorët e fshatit shprehen të shqetësuar, pasi raste të tilla nuk janë të izoluara dhe rreziku nga qentë endacakë po bëhet gjithnjë e më i pranishëm.

Ata kërkojnë reagim urgjent nga institucionet përkatëse, në mënyrë që të parandalohet përshkallëzimi i situatës dhe të garantohet siguria e banorëve dhe pasurisë së tyre.

Lajmi i fundit
LAJME TJERA