Plagosja e një qeni iu ka kushtuar me arrestim dy të rinjve në fshatin Klinë e Mesme në Skenderaj, të cilët përfunduan në Polici, si të dyshuar për përdorimin e armës. Incidenti ndodhi në afërsi të një mali, ndërsa u denoncua nga pronari i qenit.
Sinjali ka mësuar se i njëjti ka kërkuar ndihmën e Policisë, duke raportuar se dy persona ia kanë plagosur qenin me armë.
Për motive akoma të panjohura, dy të dyshuarit, njëri 26 e tjetri 22 vjeç, e kanë qëlluar qenin me dy armë, duke i shkaktuar plagë.
Burimet e njëjta thonë se si rezultat i raportimit, të dyshuarit janë prangosur dhe janë shoqëruar në stacion policor, ku kanë dhënë deklaratat e tyre.
Po ashtu, gjatë kontrollit policor, armët e përdorura janë konfiskuar.