spot_img

Drenas: Dy persona arrestohen për sulm fizik ndaj një qytetari

spot_img

Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të lëndimit trupor në Drenas, ku një qytetar ka përfunduar në trajtim mjekësor pasi është sulmuar nga dy persona.

Sipas raportit policor, ngjarja ka ndodhur më 1 prill 2025, rreth orës 12:00, ku viktima – një mashkull kosovar – është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar.

Policia ka ndërhyrë menjëherë, duke arrestuar të dyshuarit. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të rastit, ata janë dërguar në mbajtje.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes po vazhdojnë.

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA