spot_img

Donika Zogu ironizon vonesën e qeverisë: “Zgjedhjet mbarojnë, pritja vazhdon”

spot_img

Përfaqësuesja e Kosovës në Bordin Drejtues të RYCO-s, Donika Zogu, ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me vonesën në formimin e qeverisë së re, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Me anë të një postimi ironik, të shoqëruar me një video ku shihet flamuri shqiptar në gjysmë shtize, ajo ka thumbuar situatën politike në vend.

“Kosova, vendi ku zgjedhjet mbarojnë, por pritja vazhdon. Qeveria e re? Ende në fazën e konceptimit. Flamuri në gjysmë shtize – një përshkrim i përsosur i situatës sonë politike!” – ka shkruar Zogu në postimin e saj.

Ky reagim ka ngjallur diskutime të shumta, duke reflektuar zhgënjimin e qytetarëve për vonesën e krijimit të institucioneve të reja. Ndërsa negociatat për qeverinë e re vazhdojnë pa një afat të qartë, qytetarët dhe analistët politikë paralajmërojnë se ky vakuum institucional mund të ketë pasoja në stabilitetin politik dhe ekonomik të vendit.

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA