spot_img

Doli për të mbledhur çaj, vdes një person në Bjeshkët e Deçanit

spot_img

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bjeshkët e Deçanit, ku një person derisa kishte dalë për të mbledhur çaj e ka gjetur vdekjen.

Rastin tragjik e ka konfirmuar Policia e Pejës.

Fadil Gashi, zëdhënësi i Policisë në Pejë ka deklaruar se rasti po cilësohet si ‘hetim i vdekjes’.

“Rasti është lajmëruar mbrëmë në orët e vona nga familjarët se ai kishte dalur edhe nuk ishte kthyer. Menjëherë kërkimi ka nisur nga ekipet e kërkim-shpëtimit, gjegjësisht policia dhe shoqatat që merren me këtë. Pas disa orë kërkimesh, trupi i pajetë i viktimës është gjetur sot rreth orës 6:00 të mëngjesit”, tha Gashi.

“Në vendin e ngjarjes ka dal edhe prokurori dhe me vendim të tij trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”.

Mësohet se tashmë i ndjeri, kishte dalë për për të mbledhur çaj në atë zonë ku sidomos çaji i bjeshkës është mjaft i njohur për zonën e Deçanit me rrethinë.

Lexo edhe:  Bie në pranga grupi që dyshohet se kreu vjedhje dy javë më parë në Skenderaj – të dyshuar edhe për raste tjera
- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA
x