spot_img

Dogana sekuestron një “Ferrari” në vlerë rreth 250 mijë euro

spot_img

Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë sekuestruar një “Ferrari” në vlerë rreth 250 mijë euro gjatë një patrullimi në periferi të Prishtinës.

Sipas njoftimit, doganierët kanë zbuluar se automjeti në fjalë është regjistruar jashtë vendit dhe se pronari i automjetit ka vepruar në kundërshtim të normave të Kodit Doganor dhe Akcizave që rregullojnë administrimin e automjeteve të regjistruara jashtë vendit.

“Oficerët doganorë pas ndalimit të automjetit kanë kuptuar se personi që ishte në posedim të automjetit është banor i Kosovës, i cili ka vepruar në kundërshtim të normave të Kodit Doganor dhe Akcizave që rregullojnë administrimin e automjeteve të regjistruara jashtë vendit. Si rezultat, oficerët sekuestruan automjetin për të nisur procedurat relevante administrative kundër poseduesit. Automjeti i sekuestruar është një Ferrari 499 GTB, me një vlerë të tregut të vlerësuar rreth 250,000 euro”.

Lexo edhe:  Autoritetet serbe e ndalojnë gazetarin në kufi, për shkak se është nga Drenica
- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA
x