Ndonëse sot e kanë pasur ditën e fundit në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, rreth 300 kadetë të rinj nuk do të diplomohen si zyrtarë të Policisë së Kosovës.
Kjo sepse institucioni nuk ka arritur t’i pajisë me uniforma, armë dhe certifikata.
Siç mëson VOX Kosova, kadetët, ndonëse e kanë përfunduar trajnimin për t’u bërë policë, do të paguhen, por nuk i kanë kushtet për t’u angazhuar në detyrë.
Trajnimi për tu bërë policë i Republikës së Kosovës së fundmi është bërë nga tre muaj në gjashtë për shkak të skandaleve të shumta që kritikën kryesisht ia hidhnin ardhjës së Xhelal Sveçlës si Ministër i Punëve të Brendshme dhe zvoglimin e javëve të trajnimit për policët e rinjë.





