spot_img

Mosmarrëveshja në rrjete sociale përfundon me kërcënim me armë në Skenderaj, arrestohet i dyshuari

spot_img
spot_img
spot_img

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Skenderaj, pasi dyshohet se ka kanosur me armë tre persona, pas një mosmarrëveshjeje në rrjete sociale.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 27 tetor 2026, rreth orës 21:40, në rrugën “Azem Bejta” në Skenderaj.

Tre ankues, meshkuj kosovarë, kanë raportuar në Polici se pas një mosmarrëveshjeje në rrjete sociale me të dyshuarin, ky i fundit i ka kërcënuar me armë.

Pas raportimit të rastit, Policia ka arrestuar të dyshuarin, të cilit i është sekuestruar një pistoletë me karikator dhe katër fishekë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “Kanosje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Lajmi i fundit
LAJME TJERA