spot_img

Diplomon gjenerata e 60-të e policisë/ Kurti: Qeveria s’do të ndalet së mbështeturi këtë institucion

spot_img

Sot ka diplomuar gjenerata e 60 e Policisë së Kosovës. Në këtë ceremoni ka marrë pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, por edhe personalitete të larta shtetërore dhe ndërkombëtare, familjarë të zyrtarëve policorë dhe eprorë të Policisë së Kosovës.

Kryeministri Kurti tha se këtë vit policia shënon 25-vjetorin e themelimit të saj.

” Jam i lumtur që nga 448 kadetë, çdo e pesta është grua dhe nga sot e tutje ato do të marrin titullin e zyrtareve policore. Sikurse në çdo gjeneratë tjetër edhe sot diplomojnë kadetë nga radhët e komuniteteve që jetojnë në Kosovë ndërsa është hapur konkursi i veçantë poashtu për komunitete në Policinë e Kosovës”, tha ai.

Kryeministri Kurti theksoi se kur kemi marrë detyrën si qeveri, buxheti për Policinë e Kosovës ka qenë 91 milionë euro, kurse sot është gati 50 % më i lartë, 135 milionë euro e, si rezultat i tij, kushtet e punës të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës janë më të mira.

“Policia shënon moment të rëndësishëm falë qëndresës dhe përkrahjes së familje tuaja, si Qeveri s’do të ndalemi së mbështeturi Policinë e Kosovës. Misionin për vendin tonë e kemi të përbashkët, çdo sfidë e çdo sukses do të kalojmë bashkë”, shtoi ai.

Lexo edhe:  Ushtria e Kosovës këto ditë do bëjë lëvizje pasi po fillon ushtrimin fushor `Ujku i Çeliktë”
- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA
x