Detaje të reja kanë dalë në pah lidhur me ngjarjen tragjike që ndodhur mëngjesin e së martës në Llaushë të Skenderajt, ku një person dyshohet se vdiq si pasojë e zjarrit.
Derisa sot (e mërkurë), Policia e Kosovës përmes raportit ditor ka bërë të ditur se ka qenë babai ai i cili e ka gjetur të birin të asfiksuar (ngufatur nga tymi) dhe pa shenja jete.
Siç bëhet e ditur në raport, babai, në këtë rast ankuesi, ka njoftuar organet e rendit se, i biri ishte me të meta mendore.
“Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe ekipi mjekësor dhe konstatuar se viktima kishte ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës, përderisa bëhet e ditur se janë duke vazhduar hetimet rreth vdekjes.





