spot_img

Bodrumi i kthyer në repart dialize, pacientët e “Spitalit Amerikan”: Të zihet fryma, nuk ka as tualet

spot_img

Sot, pas 7 vitesh nga tragjedia te reparti i dializës, frika për përsëritjen e një ngjarje të tillë ekziston mes pacientëve në Spitalin amerikan. Tashmë reparti i hemodializës në spitalin amerikan numër 2 në Shqipëri, është vendosur në garazhdin e godinës, në katin -2, ku janë dy ambiente me kapacitet 29 pacientë.

“Salla e madhe është me 23 krevatë, e vogla me 6 krevate”, u shpreh Isa Muhadri, pacient me dializë.

Kushtet mbeten skandaloze, nuk ka dritare për ajrosje, tubat e shkarkimit të të gjithë godinës janë mbi kokat e pacientëve. Në këtë ambient, ku përveç pacientëve janë edhe të pakten 15 punonjës që ofrojnë shërbimin nuk ka një tualet.

“Kushtet janë skandaloze, garazhdi imakinëve është kthyer në pavion dialize, 25 veta në një dhomë, 15 janë personel, nuk ka një tualet… Një pavion që të zihet fryma. Nuk ma merr mendja që ai mjek që ka hedh firmën për ta kthyer ne pavion dialize atë abient e sjell aty vëllain, nënën, apo motrën. Të rrish 4 orë pa e parë dritën e diellit, kanë vendosur dritare fallco. Të gjitha shkarkimet e tubave bëhen në garzhdin e makinave të gjithë tubat i kemi sipër kokës”, u shpreh Isa Muhadri, pacient me dializë, raporton topchannel.

Gjendja aktuale e repartit ku ofrohet dializa në spitalin privat nxjerr zbuluar shkeljen e kritereve të përcaktuara në kontratën konçesionare. Aty përcaktohej qartësisht se shërbimi duhej të kishte 4 dhoma të ndara.

Dhomat e hemodializës janë 4, të vendosur përgjatë korridorit. Dhomat kana kapacitet 10, 6, 8, 5 shtretër, të pajisur me panel prizash dhe dalje oksigjeni për secilin, ka nga një kënd infermieror me një tavolinë pune dhe një karrocë mjekimi, si dhe në njërën nga dhomat ka një aparat defibrilatori portabël. Pranë dhomavendodhet edhe blloku i nyjeve higjeno-sanitare për pacientët, të ndara sipas gjinive. Blloku ka të përfshirë dy dhoma zhveshje pacientësh me dollape garderobë.

Lexo edhe:  Alkooli nuk është i shëndetshëm, edhe me masë

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA
x