spot_img

Berisha e PDK-së: Terri i reduktimeve është sinonimi i kësaj qeverie, Kosova meriton më shumë dritë, ne do ta bëjmë

spot_img

Kandidatja për deputete nga PDK, Aurora Berisha ka reaguar ndaj reduktimeve të ashpra të rrymës që janë shtrirë në tërë vendin.

Ajo ka thënë se kjo është “dhurata” që kjo qeveri servon për qytetarët në prag të festave të fundvitit, shkruan DrenicaSot.

“Kjo qeveri, gjatë këtyre katër viteve, i ka sjellë Kosovës vetëm terr. Kosova ka nevojë për energji të reja dhe për njerëz që sjellin dritë dhe shpresë. PDK-ja dhe Bedri Hamza do ta largojnë terrin nga Kosova.”, ka shkruar Berisha.

Postimi i plotë:

Në prag të festave të fundvitit, qytetarët e Kosovës po përballen me reduktime të ashpra të energjisë elektrike dhe fatura jashtëzakonisht të larta. Kjo është “dhurata” e fundit e Qeverisë Kurti për qytetarët e Kosovës.

Kjo qeveri, gjatë këtyre katër viteve, i ka sjellë Kosovës vetëm terr. Kosova ka nevojë për energji të reja dhe për njerëz që sjellin dritë dhe shpresë. PDK-ja dhe Bedri Hamza do ta largojnë terrin nga Kosova.

Kosova mundet më mirë; Kosova meriton më shumë dritë.

Lexo edhe:  AKP-ja i jep AUV-së një pronë në Drenas, do të ndërtohet një fabrikë ricikluese
- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA
x