Bekim Haxhiu uron kryetarin Agim Aliu dhe shpreh mbështetjen për kandidatin për kryeministër Bedri Hamza

spot_img
spot_img
spot_img

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka vizituar sot kryetarin e Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, të cilin e uroi për, siç u shpreh ai, “modelin inspirues të qeverisjes së mirë” dhe për fitoret e njëpasnjëshme në këtë komunë.

Haxhiu deklaroi se suksesi i kësaj qeverisjeje lokale është dëshmi e besimit të qytetarëve dhe shtoi se një qasje e ngjashme do të vazhdojë edhe në nivel qendror. Ai potencoi se më 28 dhjetor PDK synon të marrë drejtimin e qeverisë me kandidatin e saj për kryeministër, Bedri Hamzën.

“Sot në Ferizaj pata kënaqësinë të uroj kryetarin Agim Aliu. Ky model i suksesit dhe përkushtimit do të vazhdojë me Bedri Hamzën – Kryeministër”, ka thënë ndër të tjera Haxhiu në një postim në rrjetet sociale.

Ai theksoi se PDK po hyn në zgjedhje me “punë, program të qartë dhe vizion për zhvillimin e Kosovës”, duke shtuar se sipas tij, vetëm bashkëpunimi politik dhe qytetar mund të ndërtojë të ardhmen e vendit.

 

Lajmi i fundit
LAJME TJERA