spot_img

Bedri Hamza: Mitrovica hap QKMF-në më të madhe dhe më moderne në rajon– investim në shërbime moderne 24-orëshe

spot_img

Nga sot, kujdesi shëndetësor në Mitrovicë ka hyrë në një fazë të re zhvillimi. Është përuruar Qendra e re Kryesore e Mjekësisë Familjare, më e madhja e këtij lloji në rajon, që ofron shërbime cilësore në ambiente moderne dhe funksionale, 24 orë në ditë.

Kryetari Bedri Hamza, gjatë ceremonisë së hapjes, u bë simbolikisht pacienti i parë i kësaj qendre, duke realizuar një kontroll rutinë, për të theksuar faktin se kjo qendër është në shërbim të të gjithë qytetarëve, pa dallim.

“Kjo është një ditë e rëndësishme për qytetin tonë dhe për të gjithë qytetarët. Po e rrisim kujdesin shëndetësor me ju dhe për ju,”, shkroi kryetari Hamza, duke uruar të gjithë qytetarët e Mitrovicës për këtë arritje të përbashkët.

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA