spot_img

Avokati i ish-ushtarit të arrestuar të UÇK-së në Serbi: Ankthi i familjarëve është shumë i madh

spot_img
spot_img
spot_img

Dje Hasan Dakaj, ish-ushtar i UÇK-së, u arrestuar në Serbi nga autoritetet serbe në pikëkalimin në Merdar.

Ai aktualisht gjendet në burgun e Kurshumlisë, ndërsa avokati i tij, Xhevdet Smakiqi, ka treguar se familja e Dakajt është e shqetësuar.

“Klientit tim i është lejuar të kontaktoj me familjen e tij dje, i cili ka treguar se gjendet në qendrën e ndalimit në Kurshumli. Shqetësimet dhe ankthi i familjarëve është shumë i madh”, u shpreh ai për Telegrafin.

“Ashtu siç kam deklaruar i kam ndërmarrë të gjitha veprimet duke kontaktuar Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe kam kontaktuar direkt edhe me të ngarkuarin në Zyrën ndërlidhëse të Kosovës, Jetish Jashari dhe jemi në koordinim me të, për të koordinuar të gjitha veprimet dhe aktivitetet me ndërmjetës ndërkombëtar që klienti jonë të lirohet sa më shpejt”, ka thënë Smakiqi.

Lajmi i fundit
LAJME TJERA