spot_img

AUV ndalon importin e kafshëve të gjalla dhe produkteve të tyre nga Hungaria pas shpërthimit të sëmundjes ‘’Afta Epizootike’

spot_img

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se Kosova ka ndaluar importin e kafshëve të gjalla dhe produkteve të tyre nga Hungaria pas informatave se në këtë shtet ka shpërthyer sëmundja “Afta Epizootike – FMD”, shkruan Reporteri.net.

Në njoftimin e AUV thuhet se nga sëmundje është virale dhe me mundësi përhapje të shpejtë. Aty theksohet se kjo sëmundje nuk përbën rrezik për shëndetin e njerëzve.

AUV thekson se në rast të konfirmimit të pranisë së sëmundjes, Kosova ka të përgatitura kapacitetet inspektuese për vënie nën kontroll të saj.

“Afta Epizootike është sëmundje virale, me mundësi përhapje të shpejtë. Prek kafshët dythundrake dhe shkakton dëme ekonomike të mëdha. Nga kjo sëmundjet infektive preken kafshët shtëpiake (lopët, delet, dhitë, derrat) dhe ripërtypësit e egër (drerin, kaprollin) dhe derrat. Shenjat klinike të sëmundja: ethe dhe me formim të flluskave që lokalizohen në cipën mukoze së gojës, në gji, kurorën e thundrës dhe në hapësirën ndërmjet gishtore. Sëmundja e Aftës Epizootike nuk përbën rrezik për shëndetin human. Por ka karakter ekonomik në prodhim dhe ndalim të tregtisë. Në rast të konfirmimit të pranisë së sëmundjes, Kosova ka të përgatitura kapacitetet inspektuese për vënie nën kontroll të saj Vendi ynë mban statusin e lirë nga sëmundja e Aftës Epizootike”, thuhet në njoftim./Reporteri.net

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA