Australia njoftoi të hënën për ndihmë të re ushtarake dhe humanitare për Ukrainën.
Kryeministri Anthony Albanese, ka bërë të ditur se vendi i tij do të ndajë 110 milionë dollarë për të vazhduar ndihmën për popullin ukrainas, i cili, sipas tij, po tregon guxim të madh përballë luftës së nisur nga Rusia.
Pas revoltës së shkurtër të liderit të Grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin të shtunën, ministrja e Jashtme australiane, Penny Wong ka thënë se ngjarjet e fundjavës demonstruan ndarjet aktuale brenda Rusisë.
Wong gjithashtu tha se çdo australian që është në Rusi duhet të largohet, nëse është i sigurt për ta bërë këtë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.