Kandidatja e PDK-së për deputete ka takuar sot kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së në Drenas.
Duke shprehur respekt për sakrificën e këtyre kategorive, ajo ka treguar për mbështetjen që programi i PDK-së parasheh për këto kategori.
Në profilin e saj në “Facebook”, Berisha ka shkruar se programi i PDK-së parasheh rritje prej 50% të pensioneve për të gjitha kategoritë e dala nga lufta si dhe veteranët e luftës do të kenë të drejtën të punojnë pa humbur pensionet e tyre.
“Sot, në Drenas, u takuam me gratë dhe burrat e guximshëm që sakrifikuan gjithçka për lirinë e Kosovës. Kurajo dhe sakrifica e tyre janë themeli i lirisë që gëzojmë sot. Programi i PDK-së qëndron pranë tyre me veprime konkrete:
Rritje prej 50% të pensioneve për të gjitha kategoritë e dala nga lufta.
Veteranët e luftës do të kenë të drejtën të punojnë pa humbur pensionet e tyre.
Së bashku, nderojmë trashëgiminë e tyre dhe ndërtojmë një të ardhme ma të mirë për Kosovën!”, ka shkruar Berisha, e cila në listën e PDK-së e mban numrin 68.