spot_img

Artan Nimani takon bashkëvendasit: Mbështetja masive për mua si kandidat me nr 25 është dëshmi e vlerave të larta që na bashkojnë

spot_img

Kandidati për deputet nga Koalicioni për Kosovën Fituese, profesori i njohur, Artan Nimani, ka takuar sonte bashkëvendasit e tij në fshatin Bec.

”Ky takim më dha energji dhe frymëzim të jashtëzakonshëm” thotë ai.

Postimi i Nimanit:

Sonte pata kënaqësinë e madhe të takohem me bashkëvendasit e mi të dashur në Bec, fshatin e traditës, punës së ndershme dhe qëndresës çlirimtare.

Ky takim më dha energji dhe frymëzim të jashtëzakonshëm, duke parë përkushtimin dhe besimin e tyre për një Kosovë të zhvilluar në çdo aspekt.

Mbështetja juaj masive për koalicionin “Për Kosovën Fituese” 137 dhe për mua si kandidat me numrin 25 është dëshmi e vlerave të larta që na bashkojnë.

Bashkë do ta ndërtojmë të ardhmen që e meritojmë!

Beci dhe gjithë Dushkaja mbeten shembull i forcës, qëndresës dhe vizionit për sukses. Faleminderit nga zemra!

 

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA