spot_img

Artan Nimani: Kur Gjakova u rreshtua me 137, erdhi liria – 9 shkurt, dita e fitores për Kosovën!

spot_img

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Artan Nimani ka zhvilluar një takim me qytetarët e Gjakovës, ku ka marrë një mbështetje të madhe.

Ai ka thënë se Kur Gjakova u rreshtua me numrin 137 erdhi Liria, ndërsa me 9 shkurt vjen fitorja e Kosovës Fituese.

Postimi i plotë:

Kur Gjakova u rreshtua me 137, erdhi liria – 9 shkurt, dita e fitores për Kosovën!

Nëndega e parë e Gjakovës ka qenë gjithmonë simbol i qëndresës dhe vizionit për një të ardhme më të mirë.

Me këtë frymë, më 9 shkurt, Gjakova do të dëshmojë edhe një herë mbështetjen për koalicionin fitues, duke garantuar progresin dhe forcimin e Kosovës në rrugën drejt NATO-s.

Unë me nr. 25 dhe lista fituese e kandidatëve nga Gjakova janë zëri juaj për ndryshimin që të gjithë kërkojmë.

Jam i përkushtuar të punoj për përmirësimin e jetës në Gjakovë dhe në mbarë Kosovën, duke sjellë zgjidhje për sfidat me të cilat përballemi çdo ditë.

Fitorja e koalicionit tonë është fitore për të gjithë-për popullin, për të ardhmen dhe për një Kosovë më të fortë. Më 9 shkurt, të bashkuar, ne do ta çojmë vendin tonë drejt suksesit dhe përparimit!

Voto 137 dhe Nr. 25 – bashkë për një Gjakovë dhe Kosovë më të mirë!

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA