Një person është arrestuar në orët e para të mëngjesit në fshatin Polac të Skenderajt, nën dyshimin për posedim të paautorizuar të narkotikëve.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 23 maj 2026 rreth orës 02:24, ku gjatë kontrollit tek i dyshuari mashkull janë gjetur dhe sekuestruar rreth 0.4 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, si dhe një armë e ftohtë – thikë.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.




