Me 25 janar një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Çikatovë e Re të Drenasit, ku tre persona të panjohur kishin sulmuar me thikë dy vëllezërit Qerkini, të cilët pas rastit kishin kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF-në e qytetit.
Policia në raportin 24’orësh lidhur me rastin, njofton së është arrestuar edhe i dyshuari i katërt, dhe i njëjti ka dorëzuar armën e ftohtë me të cilën dyshohet se ka kryer veprën.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
- Advertisement -