Një zyrtar tjetër i Qendrës së Paraburgimit në Mitrovicë (oficer korrektues) është arrestuar dhe pezulluar nga puna në lidhje me arratisjen e të burgosurit serb, Gjorgje Radimiroviq, më 7 gusht të këtij viti.
Radimiroviq, i cili është në kërkim nga Policia e Kosovës, është dënuar me 14 vite e 6 muaj burgim për veprat penale “vrasje”, “falsifikim dokumentesh” dhe “përdorim narkotikësh”.
Pezullimin e këtyre zyrtarëve e ka konfirmuar edhe ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhu, e cila bëri të ditur se janë pezulluar gjithsej drejtori i Qendrës, një mbikëqyrës i lartë dhe katër zyrtarë korrektues.
Hetimet për rastin vazhdojnë, ndërsa Policia e Kosovës është në kërkim të të arratisurit.



