spot_img

Arrestohen dy persona në Skenderaj për posedim të substancave narkotike!

spot_img
Me datën 21 mars 2024, njësitet policore në Skenderaj, kanë arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
Arrestimi i dy të dyshuarve shtetas të Republikës së Kosovës është realizuar në fshatin Prellofc të Skenderajt, pasi gjatë kontrollit të detajuar u është gjetur substancë e dyshuar narkotike në sasi prej 1.4 gram .
Pas intervistimit, ndaj dy të dyshuarve është iniciuar raste për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
Me urdhër të prokurorit, dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
Lexo edhe:  Djali i Enver Zymberit: Më mungon shumë, shpresoj që një ditë ta vesh uniformën e Policisë
- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA
x