Janë arrestuar tre të dyshuar në Drenas pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje në trafik kanë kanosur si dhe kanë tentuar ta sulmojnë një polic i cili ishte jashtë detyrës zyrtare.
Rasti sipas policisë ka ndodhur të shtunën rreth orës 18:00.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Rasti është hapur si kanosje dhe po hetohet nga policia e Drenasit./DrenicaOnline/
- Advertisement -