spot_img

Arlind Shefiku diplomohet në “West Point”, kosovari që përfaqësoi vendin me krenari në SHBA

spot_img

Kadeti nga Kosova, Arlind Shefiku, diplomoi në Akademinë Ushtarake më prestigjioze në botë – “West Point” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pas katër vitesh përkushtim, përgatitje intensive dhe sfidash të shumta, Arlindi e përmbylli me sukses këtë rrugëtim të jashtëzakonshëm, duke u bërë simbol i përfaqësimit dinjitoz të Kosovës në arenën ndërkombëtare ushtarake.

Në ceremoninë solemne, rëndësia e këtij momenti u theksua edhe nga pjesëmarrja e Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, i cili mbajti një fjalim para kadetëve të diplomuar, duke i përgëzuar për suksesin dhe përkushtimin e tyre ndaj shërbimit dhe vlerave demokratike.

Arlind Shefiku i kthehet tashmë Kosovës, i përgatitur profesionalisht dhe moralisht për të dhënë kontributin e tij në mbrojtjen dhe ndërtimin e vendit, si pjesë e një brezi të ri liderësh ushtarakë të formuar sipas standardeve më të larta botërore.

Ruajtja dhe forcimi i partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbetet jetik për të ardhmen e Kosovës – në siguri, zhvillim dhe integrim ndërkombëtar.

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA